Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka prezantuar dy deklaratat kundërthënëse të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Deklaratat lidhen me Asociacionin me Komunave me Shumicë serbe.
Molliqaj përmendi datën 2 shkurt kur Kurti thoshte Asociacioni mund të formohet pas plotësimit të gjashtë kushteve të paraqitura nga Kosova.
Ndërkohë, pas një muaji, Molliqaj citoi deklaratën e sotme të Kurtit në Kuvendin e Kosovës, ku shprehet se marrëveshjet e arritura në dialog mund të zbatohen bazuar në frymën e Kushtetutës dhe assesi kundër saj.
Ai shtoi se Kurti kaloi se nga “kushtet” në zbatim të saj.


