Lajme

Molliqaj: PDK po përfundon pikërisht ku i don Kurti

01/22/2026 18:17
nga:Genita C

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj qëndrimeve të fundit të PDK-së, duke thënë se kjo parti po kërkon marrëveshje për Qeveri dhe Kuvend vetëm për ta votuar presidentin e Vetëvendosjes, raporton GazetaBlic.

Sipas Molliqajt, PDK është pa projekt, pa ide dhe pa vullnet politik, duke përfunduar, siç tha ai, pikërisht aty ku e dëshiron kryeministri Albin Kurti.