Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate ka bërë një reagim publik, lidhur me dhurimin e një banese të konfiskuar, nga Qeveria e Kosovës, e cila pastaj iu dha një familjes skamnore, raporton Gazeta Blic.
“Me një banesë, me rëndësi është të ceket që është e konfiskuar, rrethanat ekonomike nuk ndryshojnë, mirëpo vlerat ushqyese për propagandë e populizëm janë të mira: edhe po konfiskojmë, edhe po mendojmë për popull. Ku ka më mirë”, ka shkruar Molliqaj.
“Nën parulla të majta, pa masa konkrete politike e program ekonomik, Qeveria ka marrë rol llotarie e qytetarët duhet të ushtrojnë durimin, se ndoshta ju vie rradha dikur – njërit apo tjetrit, të gjithëve kurrë”.
Molliqaj veprimet e Qeverisë Kurti i quan propagandë.


