Lajme

Molliqaj: Nga nesër fillojmë shpalosjen e botëkuptimeve, bindjeve dhe programit të PSD-së (VIDEO)

10/11/2022 16:35
nga:Astrit Gashi

Partia Social Demokrate, ka filuar një fushatë të re, me anë të së cilës ka për qëllim informimin e qytetarëve për botëkuptimet, bindjet dhe programin e PSD-së.

Me anë të një video, kryetari partisë, Dardan Molliqaj bëri të ditur, në pika të shkurtëra, se çka pritet të adresohet përmes kësaj fushate.

“Po e fillojmë një fushtaë të re, kësaj rradhe përmes kësaj fushate do të shpalosim, botëkuptimet, bindjet dhe mbi të gjitha programin tonë.

Program ii jonë adreson çështje jetike të shoqërisë.

Ne besojmë fuqishëm që shteti është marrëdhënie shoqërore, kontraktuale, në mes tëë qytetarëve të tij, ku duhet të përfshihet gjithsecili.”

Tutje, nënkryetari i PSD-së, Frasër Kransiqi ka thënë se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për skema sociale, të cilat për efekt kanë që grupet e marxhinalizuara t’i lënë jashtë tregut të punës.

“25 % e buxhetit të shtetit shkon për skema sociale, të cilat edhe ashtu efektin e kanë që grupet e margjinalizuara t’i lënë jashtë tregut të punës, me të ardhura edhe ashtu të ulëta.”