Dardan Molliqaj nga radhët e PSD-së, i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që nesër të mbiledh para Qeverisë në protestë për të mbrojtur veteranët e UÇK-së, shkruan GazetaBlic.
Molliqaj përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se Kosova kurrë nuk ka pasur qeveri kaq agresive përballë veteranëve të UÇK-së.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë, miq e mbështetës,
Përpjekja më e lavdishme e historisë sonë po luftohet. Ata që lanë peng jetën e tyre për lirinë tonë, sot po nëpërkëmben.
Kosova kurrë nuk ka pasur qeveri kaq agresive përballë veteranëve të UÇK-së.
Kurrë s’kemi pasur të tillë pushtet që refuzon çdo kërkesë e nevojë të ish-luftëtarëve të lirisë, ndërkohë që u jep miliona bizneseve të mëdha e të fuqishme.
Arrogancës së tyre do t’i përgjigjemi me rezistencë. Sepse pa protestë, këta s’dijnë të ndalen.
Prandaj ju ftoj sonte, që nesër të bëhemi bashkë. Të mblidhemi para Qeverisë e Kuvendit, në orën 09:30, në mbrojtje të veterenëve të UÇK-së dhe vlerave të luftës për liri!


