Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas marrëveshjes së arritur ndërmjet zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi dhe përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajcak për de eskalimin e situatës në veri të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
“Kurti shpall “betejat”, Besnik Bislimi i lajmëron tërheqjet. Kështu ka qenë gjithnjë, kështu është edhe kësaj here”, ka shkruaf ai.
Postimi i plotë:
Lajme nga Bratisllava: tension për Asociacion
Kurti shpall “betejat”, Besnik Bislimi i lajmëron tërheqjet. Kështu ka qenë gjithnjë, kështu është edhe kësaj here.
Ĺajçaku tregoi, po arrihet pajtimi sipas kërkesës së 3 qershorit. Kjo i bie, Lulzim Hetemi del nga ndërtesa, policia tërhiqet, për të vazhduar me Asociacionin.
Çfarë fitoi Kosova nga flaka virtuale e populizmit. Asgje. Kurti fitoi shumë. Opinionin brenda e jashtë e mbylli aty ku e ka mbyllur veten. Kjo është kontradikta ose Asociacion ose sanksione. Tash që secili opinion, secila parti opozitare, e deri te Edi Rama ia kërkuan Asociacionin, kush mund t’ia kundërshtojë komprimiset?! E ka arritur figuren e mohikanit të fundit. Rrugë e shtruar për ndarjen etnike, me autonomi e pa njohje.


