Lajme

Molliqaj: Kurti sot demaskoi presidenten, e konfirmoi që ajo është veç notere e tij

04/20/2023 19:41
nga:Genita C

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Kurti ku foli edhe për mos-emërimin e kryeprokurorit, Blerim Isufaj, raporton GazetaBlic.

Molliqaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, kryeministri Kurti sot demaskoi presidenten Osmani, që sipas tij e konfirmoi që ajo është veç notere e tij.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Kurti sot tregoi vetë: mos-emërimi i Kryeprokurorit qenka mos-vullnet politik, e jo problem ligjor – siç thoshte presidentja. Kurti sot e demaskoi presidenten. E konfirmoi që ajo është veç notere e tij!