Lajme

Molliqaj: Kurti e zgjodhi rrugën e gabuar, e ka zbritur pozicionin e Kosovës më poshtë se ata para tij

10/31/2022 20:59
nga:Genita C

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka deklaruar se Kosova qëndron shumë keq në shumë procese me qeverisjen e Albin Kurtit.

“Kurti e ka zbritur pozicionin e Kosovës më poshtë se ata para tij. Ky nuk mundet me u mshef edhe me thënë që e trashëgova të keqën dhe u dashtë me bë, por ky vetëvetiu e pruni punën më poshtë. Kurti e zgjodhi rrugën e gabuar”, theksoi Molliqaj.

Ai madje rezultatet e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, ia ka hedhur fajin shefit të ekzekutivit, Albin Kurtit.

“Si rezultat i qasjes e dijes dhe pozicionit të Kurtit, neve na ka ardh ky propozim me Serbinë. Ky nuk është propozim as i Abdullah Hotit, as i Ramush Haradinaj e as i Hashim Thaçit. Kjo është përgjegjësi e Albin Kurtit, për të mirë apo për të keq “, tha ai në Politiko.

Molliqaj: Propozimi gjermano-francez, rezultat i punës së Kurtit