Lajme

Molliqaj: Kurti do sfidohet ose rrëzohet një ditë

10/23/2024 22:00
nga:G B

Dardan Molliqaj nga PSD-ja ka deklaruar se Kryeministri aktual, Albin Kurti do të jetë një lider që një ditë do të sfidohet ose rrëzohet vetëm nga vullneti i qytetarëve të Kosovës.

Besoj që Kurti ka me u sfidu, ka me u rrëzu një ditë kurdo që vendosin qytetarët e Kosovës, vetëm kur subjektet që janë sot kanë me kuptu edhe pse ka fitu Kurti, edhe pse Kurti po e mban pushtetin, por mbi të gjitha çfarë lloj pushteti. Nuk pres ndryshime të mëdha  elektorale, por pas zgjedhjeve me pas reflektim në kampin opozitar. Opozita nuk e ka kuptuar fare se çka ka ndodhur në Kosovë. Opozita ka qenë here vetshantazhune, here e frikësuar, here naïve”, tha Molliqaj në RTV Dukagjini.

Më tutje Molliqaj ka thënë se Partia SocialDemokrate nuk do të jetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të zhvillohen me 9 shkurt 2025 me arsyetimin se janë “të vetëdijshëm për mos ekzistencën” e një mbështetje të mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit si një parti politike e vetme.