Lajme

Molliqaj: Kurti akuzonte delegacionet e kaluara se shkojnë në Bruksel pa laps e letër, tani ai po e bënë të njëjtën!

06/10/2021 11:06
nga:M K

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në lidhje me dialogun.

Sipas Molliqajt, Kurti dikur i kritikonte delegacionet e kaluara se shkojnë në Bruksel pa laps e pa letër, ndërsa tani ai po e bën të njëjtën, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

PA ASNJË PIKË TË RENDIT TË DITËS, sot sapo u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së takimi Kurti – Vuçiq që mbahet me 15 qershor.
Ndër kritikat që bëhej ndaj delegacioneve të kaluara në negociata me Serbinë ishte se shkonin në takim pa laps e pa letër, duke aluduar se janë pa plan dhe pjesë e planit të huaj.
Përderisa do të duhej të ishte i pamundur një takim pa parime, ajo çka duket tinëzsht është fakti se dialogu tashmë është i orientuar. Paketimi i ri i asociacionit që përjetëson mosmarrëveshjen me Serbinë është rendi i ditës në takimin e parë, por që nuk ka si titullohet, meqe është proces i ndërrimeve terminologjike.
Gjuha e re që do të përdoret në marrëveshjen e vjetër për asociacionin e ka vetëm një funksion: amortizimin e rezistencës. Por siç është e pamundur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë brenda projektit të AKS-së, po aq e pamundur është të heshtet kundërshtimi në rast se tentohet të mbivendoset një kornizë e tillë.

LEXO EDHE:

Vjosa Osmani: Nuk pranojmë lëvizje të kufijve

/GazetaBlic/