Lajme

Molliqaj: Kurti akuzoi Serbinë, mediat e opozitën, ende pa u bë 4 ditë nga sulmi shihet në të njëjtën fotografi me Vuçiqin

12/04/2024 20:37
nga:Sh R

Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se kryeministri Albin Kurti në natën e sulmit në kanalin e ujit në Zubin Potok thirri konferencë për media ku Serbia, mediat e opozita ishin shënjestra e breshërisë.

Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se pa kaluar as katër ditë, Kurti është në kuadrin e njëjtë fotografik me atë Vuçiqin që, sipas tij, ka kapacitetin dhe vullnetin për ta dëmtuar mirëqenien e qytetarëve në Kosovë dhe këtë e bëri.

“Natën e sulmit, thirri konferencë në 23:30. Serbia, mediat, opozita ishin shënjestra e breshërisë. Kështu flamuri u ngrit në të kuqen e rrezikut. Por si u bë që pa kaluar as katër ditë, pa ndryshuar asgjë nga çka u tha, kryeministri i Kosovës është në kuadrin e njëjtë fotografik me atë Vuçiqin që, sipas tij, ka kapacitetin dhe vullnetin për ta dëmtuar mirëqenien e qytetarëve në Kosovë dhe këtë e bëri. E cilësoi si metodë të re, e ku hyri, e ku doli.

Se sa ka të vërtetë një ngjarje dëshmohet me atë se si vazhdon. Kjo ndodhia e fundit u bë hi për tri ditë. E gjitha u konsumua si material zgjedhor”, shkroi Molliqaj.