Lajme

Molliqaj kryesuesit të Bordit të ZRRE: Marre duhet me të ardh – jep dorëheqje

02/14/2022 11:52
nga:N M

Kryetari i PSD-së e akuzoi kryesuesin e bordit të ZRRE-së se po manipulon në llogari të KEDS-it.

“Fakti që s’ke përgjigje, je tu i shërbye KEDS-i. Është marre”, tha ai.

Ndërkohë Fejzullahu ndër të tjera ka kërkuar që të lirohet hapësira e ZRRE duke i thënë Molliqajt dhe të tjerëve se vendimi do të publikohet shpejt.

“Nëse kenii mundësi , lironani u hapësirën”, tha ai.

“Jo s’ka mundësi”, iu përgjigj Molliqaj. “Pse po del në emisione, a po del me e mbrojtë vendimin? Pse s’po jep informatë? Sa është subvencionimi?”, tha kryetari i PSD-së.

Ai i kërkoi Fejzullahut që të japë dorëheqje.

“Marre duhet me të ardhë. Jep dorëheqje dhe në rregull jemi. Je në siklet. Po të vjen marre”, tha Molliqaj.

“Në siklet? Asnjë fije. Prej teje a?”, iu përgjigj Fejzullahu, duke i thënë se mund ta apelojë vendimin.

“Na paguajmë pa e ditë sa na jep shteti dhe sa paguajmë ne. Po e presim vendimin”, tha Molliqaj.

Edhe kërkesa e Fejzullahut që përfaqësuesit e PSD-së të mos pengojnë, nuk gjeti mirëkuptim.

“Nëse bën mos me na pengu”, tha Fejzullahu.

“Ju jeni duke bë punë të keqe dhe ne duhet me ju pengu”, i tha Molliqaj atij,

Kryetari i PSD-së tha se nuk do ta lënë ZRRE-në të punojë pa e publikuar vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

Molliqaj e PSD ia zë dyert ZRRE – kërkon publikim e vendimit për rritjen e çmimit të rrymës