Dardan Molliqaj në Facebook ka komentuar situatën e fundit në veri të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij kryeministri Albin Kurti në fund do të tërhiqet.
Reagimi i plotë:
Kryeministër, i doli boja. Në fund do të tërhiqeni.
Tensionet e kontrolluara, para kompromisit të madh. Kjo është logjika. E kuptuam. Mjaft e performuat parimorin e guximtarin kryeministër. I doli boja.
Metoda e kryeministrit ndaj situatës në veri të vendit është e gabueshme dhe ai e di këtë. Në fund do të tërhiqet. Dhe këtë poashtu e di mirë ai. Por, këto manovrime po na kushtojnë me jetë njerëzish.
Në vend se t’i sillnit tregimit për Kosovën dimensionin e paqes dhe vendosmërisë, ju, z. kryeministër, vetëm sa e keni deformuar atë vullnet të shprehur historikisht, duke mos përfaqësuar asgjë më shumë sesa interesin tuaj për imazhin e një politikani guximtar. Por guximi nuk është performativ.
Le ta kujtojmë se pasiguria është kryefjala e kësaj qeverie, madje në secilën sferë. Ju udhëheqni përmes pasigurisë që shkaktoni çdo ditë. Mos rrezikoni jetën e qytetarëve që në fund të lëshoheni tek llumi të cilit kinse i keni rezistuar!
Situata në veri është e rendit politik. Çdo veprim që ballafaqon qytetarin me polici, e policinë me qytetarë është vetëm skenar me motive keqpërdorimi.
https://gazetablic.com/kurti-per-situaten-ne-veri-koordinohemi-me-nderkombetaret-por-smund-ti-trajtojme-si-ministra/


