Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër pas njoftimit të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për sanksionet e vendosura ndaj shtetit.
Molliqaj, me anë të një postimi në “Facebook” ka thënë se Kosova ka vetëm kryeministër, s’ka as president e as kryetar kuvendi.
“Kosova ka veç kryeministër. Nuk ka as presidente, as kryeparlamentar, as Kuvend e as opozitë parlamentare.E para është veç notere e kryeministrit. I dyti amortizator. Kuvendi, shumësi robotësh që si bëjnë zë liderit. Opozita parlamentare, kalkulantë e të frikësuar” shkruan Molliqaj.
Molliqaj thotë se Kosova është e rrezikuar si rrallëherë tjetër.
Reagimi i Molliqajt:


