Lajme

Molliqaj: Komisioni i Venedikut konfirmoi tendencën autoritare

12/10/2021 13:26
nga:M K

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka vazhduar me kritikat ndaj Qeverisë Kurti.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Molliqaj ka thënë se Komisioni i Venedikut veçse e konfirmoi tendencën autoritare, përcjell GazetaBlic.

“Komisioni ka kundërshtuar që anëtarët e KPK-së të zgjedhen me shumicë të thjeshtë të deputetëve, siç ka kundërshtuar që shumica e tyre të vijnë nga Kuvendi. “Ky propozim rrit rrezikun e ndikimit të panevojshëm politik mbi KPK-në, thotë vërejtja tjetër e Komisionit”, ka shkruar mes tjerash Molliqaj.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/GazetaBlic/