Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka ftuar në takim partitë tjera opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, e përfaqësues të sindikatave, për të diskutuar rreth kundërshtimit të rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Molliqaj ka shkruar të martën se nga e mërkura do t’i ftojë në takim përfaqësuesit e partive opozitare parlamentar e joparlamentare, për të diskutuar rreth një kundërpërgjigjeje të përbashkët për shtrenjtimin e rrymës.Kreu i PSD-së ka deklaruar se për hapat e kundërshtimit do të vendoset në takimin e së premtes.
“Nga nesër do t’i ftojmë në një takim për të premten të gjitha partitë parlamentare e joparlametare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave të ndryshme dhe të gjithë ata persona publik e jopublik që janë të interesuar që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin e rritjes së çmimit të rrymës. Bashkërisht, do të vendosim për hapat dhe mënyrën e kundërshtimit”, ka shkruar Molliqaj.
Molliqaj ka deklaruar se takimi do të fillojë në orën 13:00.