Lajme

Molliqaj e PSD ia zë dyert ZRRE – kërkon publikim e vendimit për rritjen e çmimit të rrymës

02/14/2022 11:38
nga:N M

Anëtarët e Partisë Socialdemokrate janë duke zhvilluar një aktivitet tek zyrat e ZRrE-së.

I pranishëm në këtë aktivitet është edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ai ka takuar në korridoret ZRRE drejtorin e Bordit ku ka pasur një diskutim të gjatë më të duke i kërkuar që të publikohet vendimi i raportit të ZRRE për rritjen e çmimit të energjisë.

“Pse nuk po e publikoni raportorin ne do të qëndrojmë këtu deri sa të bëhet publik ai raport”, ka thënë ndër të tjera Dardan Moliqaj.

Ai ka pasur edhe dhjetëra pyetje për drejtorin e Bordit të ZRRE e ku njëra ndër to ka qenë se a është rritur çmimi i energjisë deri në 800 kilowate ddhe se si do të bëhet shpërndarja e 100 milionë eurove që i ka dhënë qeveria e Kosovës si subvencionim.