Lajme

Molliqaj: Aferat korruptive janë bërë përditshmëria e kësaj qeverie

08/18/2023 14:34
nga:N M

Kryetari i partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj ka reaguar pas arrestimeve të sotme për aferën gruri dhe vaji, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se aferat korruptive janë bërë përditshmëria e kësaj qeverie

“Skandali nuk po e pret skandalin. E përgjigja e Kurtit ndaj këtij fenomeni është problem më i madh se krimi e korrupsioni ne vetvete”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Pushteti i Kurtit po zhveshët çdo ditë e më shumë nga petku moralist. Aferat korruptive janë bërë përditshmëria e kësaj qeverie. Skandali nuk po e pret skandalin. E përgjigja e Kurtit ndaj këtij fenomeni është problem më i madh se krimi e korrupsioni ne vetvete.
Qasja selektive e kryeministrit, ku korrupsioni i kryer në baza private dënohet – rasti i Besnik Mujecit, ndërsa korrupsioni prezent në instanca të larta shtetërore justifikohet dhe mbrohet – Martin Berishaj, Nagip Krasniqi, Berat Lahu e Rozeta Hjdari, është qasje edhe problematike dhe ideologjikisht e gabuar.
E ftoj prokurorinë që të gjitha aferat korruptive t’i hetojë deri në fund.

Ministria që drejtohet nga Rozeta Hajdari komenton arrestimet: Jemi të bindur se rezervat shtetërore janë në përputhje me ligjin