Sporti

Moise Kean mund të rikthehet tek skuadra e PSG’së

02/08/2022 15:15
nga:Mergim Rreci

Një rikthim në Paris Saint-Germain këtë verë është i mundshëm për Moise Kean.

Sulmuesi do ta ketë më të vështirë kohën për të luajtur në Juventus pas ardhjes së Dusan Vlahovic dhe do të kërkojë një rrugëdalje në fund të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.

Calciomercato raporton se PSG është ende e hapur për të nënshkruar me të dhe e kërkoi atë në këmbim të Mauro Icardit kur Juve u përpoq të siguronte argjentinasin në afatet e fundit të transferimeve.

Por, për Kean interesim kanë shprehur edhe skuadra e tjera evropiane dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në këtë drejtim.

/GazetaBlic Sport/