Sporti

Moise Kean largohet nga Juventusi, transferohet tek ekipi tjetër i Serie A

07/07/2024 18:57
nga:Lorik J

Moise Kean nuk do të luajë më për Juventus sezonin e ardhshëm. Transferimi i italianit bëhet i ditur nga Nicolo Schira.

Lojtari sulmues i “Zonjës së Vjetër” ka pasur një sezon mjaft të pasuksesshëm. Në 20 paraqitje zyrtare ai nuk pati as gol e as asistim.

Sipas Nicolo Schira, ekipi i ri i Kean do të jetë Fiorentina. Të hënën, lojtari do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Pas kësaj ai do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare në Firence, nga e cila do t’i fitojë 2.2 milionë euro në vit.

Juventusi do të marrë të paktën 13 milionë euro për lojtarin.

/GazetaBlic Sport