Sporti

Mohamed Salah regjistron statistikën e veçantë me Liverpool në Premier League

04/24/2021 21:19
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah me golin e shënuar ditën e sotme në sfidën ndaj Newcastle ka hyrë në historinë e Liverpoolit, si lojtarë që ka arritur të shënojë për tre sezone mbi 20 gola.

Statistikën e veçantë të egjiptianit e publikoi vetë faqja e Liverpool në ‘’Twitter’’ duke u mburrur me sulmuesin e saj.

Në sezonin e parë me të kuqtë Salah arriti të shënonte 32 gola. Në sezonin e dytë 22 gola, në të tretin 19 gola dhe këtë sezon ka arritur të shënojë 20 gola teksa kanë mbetur dhe 5 ndeshje nga fundi i kampionatit.

Forma jo e mirë e Liverpulit kohët e fundit, nuk e ka penguar Salah që të shfaqë një formë tepër të mirë, teksa është folur shumë dhe për një transferim të tij tek Real Madrid.