Besiktasi ka arritur një marrëveshje verbale me Mohamed Salah për ta transferuar si lojtar të lirë.
Sipas raportimeve, klubi turk i ka ofruar yllit egjiptian një kontratë njëvjeçare, me opsion vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
Oferta financiare përfshin një pagë prej 10 milionë eurosh në vit, si dhe deri në 2 milionë euro bonuse. Tashmë pritet që palët të finalizojnë dokumentacionin për ta zyrtarizuar transferimin.
/GazetaBlic Sport/


