Sporti

Mohamed Salah lë të kuptohet se mund të largohet nga Liverpool: Le të shijojmë këtë sezon, pastaj shohim

08/29/2024 12:52
nga:Lorik J

Mohamed Salah këmbëngul se është i qetë për situatën e kontratës së tij me Liverpool. Egjiptiani hyri në vitin e fundit të kontratës së tij aktuale.

Merseysiders nuk kanë ofruar ende një kontratë të re, por 32-vjeçari nuk është i shqetësuar nga pasiguria që rrethon të ardhmen e tij.

“Të jem i sinqertë, nuk mendoj shumë për këtë”, tha Salah për Sky Sports.

“Me kalimin e kohës bëheni pak më të mençur. Unë hyra para sezonit dhe thashë, ‘OK, më ka mbetur edhe një vit, kështu që le ta shijojmë. Mos mendo për kontratën tani, mos mendoni për ndonjë gjë.’

“Unë nuk dua të mendoj për vitin e ardhshëm apo të ardhmen. Le të shijojmë sezonin dhe të shohim. Thjesht t’i marrim gjërat dita-ditës dhe të jam mirënjohës që jam këtu,” shtoi Salah.

/GazetaBlic Sport