Sporti

Mohamed Salah ka shanse konkrete për t’u larguar nga Liverpooli në janar

12/07/2025 16:01
nga:Lorik J

Sipas Fabrizio Romano, komentet shpërthyese të Mohamed Salah pas ndeshjes me Leeds United kanë rritur ndjeshëm shanset e largimit të tij nga Liverpool muajin e ardhshëm.

“Ekziston një shans konkret që Salah të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit,” tha Romano në kanalin e tij në YouTube.

“Salah respekton Liverpoolin, tifozët e tyre, klubin, ai nuk filloi asnjë negociatë zyrtare me sauditët. Liverpooli nuk ka marrë asnjë propozim deri më tani, kështu që për momentin nuk ka asnjë interes midis tyre. Por interesi nga ekipet arabe mbetet.

“Ata e donin Salah vitin e kaluar, por ai vendosi të qëndronte. Ai mbetet një temë për sauditët me siguri”, tha Romano.

/GazetaBlic Sport