Real Madrid ka triumfuar mbrëmë ndaj Liverpool me rezultat 3 me 1.
Vinicius shënoi dy herë për madrilenët, kurse Mohamed Salah shënoi golin e vetëm për “The Reds”, shkruan GazetaBlic.
Me golin e mbrëmshëm të realizuar, Mo Salah tashmë ka 18 gola të shënuara në fushat mysafire në të gjitha garat këtë sezon, duke vendosur një rekord të ri të klubit.
Ai ka thyer rekordin e tij prej 17 golave gjatë sezonit 2017/18 dhe dy edicioneve nga Ian Rush në 83/84 dhe 86/87.
Megjithatë, ky sezon nuk duket të jetë aq premtues për skuadrën e tij për shkak se Liverpool rrezikon të mbetet krejtësisht jashtë Ligës së Kampionëve në këtë edicion.
Së pari, “The Reds” renditet në pozitën e shtatë me 3 pikë më pak se vendi i katërt që dërgon në këtë kompeticion, kurse së dyti duket të jetë shumë e vështirë për ta rikthyer ndeshjen ndaj Real Madrid bazuar në paraqitjen e mbrëmshme.
Megjithatë, mbetet tk shihet se si do të rrjedhin gjërat tutje.



