Sporti

Modriqi ia siguron fitoren Realit

02/25/2024 23:20
nga:Gazeta Blic

Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Sevillas duke e mposhtur me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 26 në La Liga.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi kroati Luka Modriq.

Modriq e realizoi golin në minutën e 81’ për t’ia siguruar madrilienëve tre pikët e plota nga ky takim.

Real Madridi pas fitores mbetet në vendin e parë me 65 pikë të grumbulluara, me tetë më shumë se Barcelona që është në pozitën e dytë.