Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i vetmi emër i madh nga futbolli evropian që do të shkojë në Arabinë Saudite gjatë viteve të ardhshme.
Pasi u konfirmua kalimi i tij te Al Nassr në fillim të javës, vëmendja për klubet e Arabisë Saudite është kthyer te emra të tjerë të mëdhenj.
Siç ka raportuar MARCA, futbolli saudit, me Al Nassr në krye, dëshiron ta ngrejë vendin në elitën e sportit më të ndjekur në botë. Në ditët e fundit, presidenti dhe drejtorët kanë qenë në Madrid duke testuar mundësinë e zgjerimit të listës së yjeve në të ardhmen e afërt.
Në listën e dëshirave të tyre ka qenë Luka Modric. Sipas MARCA, ai ka refuzuar propozimet shumë fitimprurëse nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara. Pak rëndësi ka që ai është 37 vjeç.
/GazetaBlic Sport