Luka Modric i ka thënë lamtumirë ish-bashkëlojtarit të tij Marcelo.
Kapiteni kroat ka postuar një mesazh emocionues në Instagram pasi u konfirmua se mbrojtësi i majtë brazilian po largohet nga Real Madridi pas 15 vitesh.
“Vëlla, ishte një nder të luaja dhe të fitoja me ty. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për mua që kur erdha në Madrid. Ti je një legjendë e futbollit dhe Real Madridit tonë. Do të më mungosh. Mik, të uroj gjithë të mirat. Të dua”, shkroi ai.
Me Realin, Marcelo ka fituar 25 trofe.
/GazetaBlic Sport


