Luka Modric ka falënderuar tifozët e Milanit për pritjen e ngrohtë në San Siro.
Të dielën, skuadra e Massimiliano Allegrit mposhti Barin 2-0 në raundin e parë të Kupës së Italisë. Modric luajti ndeshjen e tij të parë zyrtare për Milanin pasi u bashkua nga Real Madridi. Ai hyri në fushë në minutën e 66-të, duke zëvendësuar Samuele Riccin.
“Shtëpia ime e re! Falënderime të përzemërta për të gjithë mbështetësit e Milanit për mikpritjen dhe dashurinë e mrekullueshme që më treguan dje në San Siro. Shihemi të shtunën!” shkroi Luka Modric pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport


