Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Kroati, i nxitur nga gazetarët, foli për kontratën e tij që skadon me Blancos: “Unë nuk kam folur ende me klubin për këtë. Ne jemi në të njëjtën pikë si vitin e kaluar në këtë kohë. Jam shumë i qetë. Kjo është ajo që mund të them. Është e mërzitshme që më pyetni çdo herë për rinovimin sepse gjithmonë them të njëjtën gjë”, tha fillimisht ai.
“Ndihem mirë dhe dua të qëndroj në Real Madrid, duhet të flas me klubin, të shoh se çfarë mendojnë dhe do te shohim. Dua te vazhdoj këtu, sepse e meritoj, jo se jam Modric. Ashtu si vitin e kaluar, nuk ka nxitim, ka shumë sfida përpara dhe jam i fokusuar në fushë, dua të bëj mirë një do të kthehem në nivelin tim. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi ai.
Real Madrid dhe Liverpool takohen nesër nga ora 21:00 në ‘Anfield’.
/GazetaBlic Sport


