Sporti

Modric nuk e ka ndërmend të ndalet – së shpejti rinovon kontratën me Real Madridin

05/14/2022 09:10
nga:E K

Real Madrid është e bindur t’i ofrojë kontratë të re mesfushorit kroat, Luka Modric.

Fabrizio Romano raporton se çështja e rinovimit të tij është vetëm punë kohe, shkruan GazetaBlic Sport.

Mesfushori kroat ka vazhduar formën e tij të mirë duke qenë krucial në ndeshjet e këtij sezoni për “Los Blancos”.

36 vjeçari poashtu është i bindur për të vazhduar kontratën me spanjollët.

/GazetaBlic Sport/