Sporti

Modric nuk do ta rinovojë kontratën me Real Madridin, ai pritet të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit

02/18/2024 11:34
nga:Lorik J

Luka Modric do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit, njofton gazetari i Sky, Florian Plettenberg dhe eksperti italian i transferimeve Nicolo Schira.

Kapitenit të kombëtares kroate i skadon kontrata në qershor dhe sipas informacioneve të tyre ai nuk do të nënshkruajë kontratë të re.

Burimi i Plettenberg pohon se ky nuk është një vendim 100 për qind i sigurt. Schira nga ana tjetër shton se Modric do të largohet si lojtar i lirë.

Në këtë sezon, ai nuk është më në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, ndaj, duke dalë shpesh nga stoli, ka bërë 27 paraqitje, pra 1374 minuta në fushë. Ai shënoi një gol dhe asistoi gjashtë prej tyre.

/GazetaBlic Sport