Kroacia do ketë punë të vështirë në çerekfinale ku do përballet me Brazilin.
Para ndeshjes çerekfinale, Luka Modric ka folur për media ku tha se nëse luajnë mirë do kenë shanse ndaj Brazilit, shkruan GazetaBlic Sport.
“Bëmë një gjë të madhe duke arritur në çerekfinale. Pavarësisht, ne duam edhe më shumë. E dimë që ndoshta ndeshja më e madhe e turneut na pret kundër një prej favoritëve për të fituar titullin, është gjithmonë, por sipas lojës treguar në këtë Botëror, me të drejtë janë në atë grup.
Thjesht duhet të jemi real, të japim maksimumin siç kemi dhënë në çdo ndeshje deri tani. Mundësitë maksimale, luajmë ndeshjen më të mirë dhe pastaj kemi shanse. Nëse jemi të kënaqur me të qenit këtu, definitivisht jo. E dimë që kemi një ndeshje kundër një kundërshtari të madh, por kemi forcën tonë, besojmë në vetvete dhe kështu do të hyjmë në fushë”, tha Luka Modric.
/GazetaBlic Sport/