Sporti

Modric në historinë e Real Madridit, bëhet lojtari me i vjetër që luan për klubin dhe barazon legjendat me më së shumti trofe

05/05/2024 09:08
nga:Lorik J

Në një ndeshje të çmendur të xhiros së 34-të të La Ligës, Barcelona humbi nga Girona 4:2 në derbin katalanas dhe kështu katër raunde para fundit ia dorëzoi titullin Realit, i cili më herët mundi 3:0 në shtëpi Cadizin. Reali ka siguruar teorikisht titullin e 36-të spanjoll pasi tani është 13 pikë përpara Gironas dhe 14 pikë përpara Barcelonës.

Girona e kaloi Barcelonën në vendin e dytë dhe u dha tifozëve të Real një festë të madhe. Për Luka Modricin, i cili luajti shkëlqyeshëm në fitoren e Realit, është titulli i katërt kampion spanjoll me Klubin Mbretëror. Ai më parë i ka fituar ato në sezonet 2016/17, 2019/20 dhe 2021/22.

Në pjesën e parë, Modric mori një ovacion nga Santiago Bernabeu. Tifozët e Realit bërtisnin emrin e tij dhe ai i falënderoi me duartrokitje. Përveç kësaj, Modrić u bë lojtari më i vjetër i Realit në La Liga. Ai parakaloi legjendarin Ferenc Puskas. Modric e arriti atë në moshën 38 vjeç e 238 ditë. Deri më tani, Puskas mbante rekordin me 38 vjet e 233 ditë.

Me fitimin e titullit spanjoll, kapiteni i kombëtares kroate hyri edhe një herë në librat e historisë së Klubit Mbretëror. Gjegjësisht, Modric fitoi trofeun e 25-të si lojtar i Realit dhe u bë lojtari me më së shumti trofe në historinë e klubit. Tre futbollistë të tjerë e ndajnë këtë nder me Modricin: Marcelo, Karim Benzema dhe bashkëlojtari aktiv i Modric, Nacho Fernandez..

/GazetaBlic Sport/