Sporti

Modric: Messi bëri diçka të pabesueshme me Argjentinën

10/07/2026 17:02
nga:Mergim Rreci

Legjenda e futbollit kroat, Luka Modric, ka folur me shumë respekt për Lionel Messin dhe arritjet e tij me Kombëtaren e Argjentinës.

“Leo bëri diçka të pabesueshme me ekipin kombëtar. Ai fitoi Kupën e Botës, të cilën e dëshironte aq shumë, dhe është një nga lojtarët më të mirë në botë”, u shpreh Modrić.

Mesfushori kroat pranoi se për të ishte një kënaqësi e veçantë ta shihte Messin duke luajtur, edhe pse përballjet me të shpesh i kanë shkaktuar vështirësi, si me Kroacinë ashtu edhe gjatë kohës kur luante për Real Madridin.

“Ishte kënaqësi ta shihja të luante, edhe pse vuajta shumë kundër tij, si me ekipin kombëtar ashtu edhe me Real Madridin”, shtoi Modric.

/GazetBlic Sport/