Faza e grupeve e Kampionatit Evropian “Euro 2020” ka përfunduar dje.
Tashmë janë mësuar 16 ekipet që do të luajnë në fazën eliminuese të këtij kompeticioni, shkruan GazetaBlic Sport.
Një përballje interesante që do të zhvillohet në këtë fazë, padyshim që është edhe ajo mes Kroacisë dhe Spanjës.
Mesfushori kroat ka paralajmëruar spanjollët pasi tha se kur Kombëtarja e tij është në formë janë të rrezikshëm për këdo.
“Ne nuk kemi luajtur mirë dy ndeshjet e para, por kur luajmë kështu jemi të rrezikshëm për këdo“, tha mesfushori i Real Madrid.
/GazetaBlic Sport/


