Sporti

Modric i bëri një premtim të madh Ancelottit: “Carlo, mos u shqetëso, nuk do ta bëjë këtë”

12/25/2023 20:18
nga:Lorik J

Modric luajti shumë më pak nën drejtimin e Carlo Ancelottit këtë sezon, por Reali vendosi të ndryshojë gjeneratën dhe futbollistët e rinj si Jude Bellingham janë gjithnjë e më shumë në plan të parë, mbi të cilët do të ndërtohet e ardhmja e skuadrës madrilene.

Kroati duhej ta pranonte këtë, ndonëse sigurisht që është mësuar të luajë titullar dhe se shumë sillen rreth tij. Me të gjitha llogaritë, sezonin e fundit e luan në Madrid dhe thuhet se nga vera do të shkojë në Arabinë Saudite, ndonëse gjithmonë përmendet një transferim te Inter Miami.

Largimi i Modric është gjithnjë e më i sigurt, por vetëm në verë, pasi kroati raportohet se i dha fjalën Ancelottit se do të qëndronte deri në fund të sezonit dhe vetëm më pas do të bënte gati valixhet.

“Carlo, mos u shqetëso, nuk do ta bëj”, raporton Defensacentral të ketë thënë Modric për Ancelottin.

Luka Modric e di që me rikthimin e Eduardo Camavinga, Vinicius Jr. apo Arda Guler, konkurrenca do të bëhet më e ashpër në muajin e parë të vitit dhe mbretërorët do të kenë padyshim një shans real për t’u bërë kampionë të Spanjës, por edhe për të luftuar për një trofe të ri në Champions League.

/GazetaBlic Sport