Sporti

Modric është lojtar i madh | Asnjë lojtar i Real Madridit nuk u ndal për tifozët pas humbjes nga Barça, veç ai!

07/30/2023 09:37
nga:Lorik J

Luka Modric luajti 30 minutat e fundit për Real Madridin, i cili humbi 0:3 nga Barcelona në El Clasico në fazën përgatitore në Dallas. Kapiteni i kombëtares kroate, Luka Modric ka bërë një foto me tifozët pas ndeshjes dhe Chris Martinovic e ka postuar në Twitter.

“Wow. Një përvojë e pabesueshme për mua dhe djalin tim Nike. Asnjë lojtar i vetëm, fjalë për fjalë asnjë nuk u ndal për fansat. Por legjendari Luka Modric na u afrua për të bërë një foto, për të folur shkurt dhe për të nënshkruar një autograf”, thuhet në njoftimin e Martinovic, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke marrë parasysh mbiemrin, duket qartë se Martinoviç vjen nga Kroacia dhe në Twitter ai ndër të tjera prezantohet si “dashamirës i sportit kroat”.

Kujtojmë se Modric nënshkroi kontratë të re njëvjeçare me Realin edhe pse kishte oferta më të pasura nga klubet saudite. Ai fitoi gjithçka me klubin madrilen dhe tani është kapiteni zëvendësues pas Nachos.

Me Kroacinë ka fituar vendin e dytë në Ligën e Kombeve në qershor, por nuk ka konfirmuar nëse largohet nga kombëtarja në moshën 37-vjeçare.