Luka Modric ka shprehur dëshirën e tij për t’u pensionuar në Real Madrid, duke thënë: “Po, do të doja të pensionohesha në Real Madrid, do të ishte një ëndërr për mua”, në një intervistë për Telefoot.
Modric foli edhe për situatën e tij të kontratës, duke thënë: “Nuk ka nxitim. Sezoni është ende i gjatë, kemi edhe shumë ndeshje. Pastaj do të shohim”.
Mesfushori kroat konfirmoi se qëllimi i tij është i qartë: “Ëndrra ime është e qartë, të pensionohem te Real Madridi”, shtoi ai.
Modric e ka bërë të qartë se qëndrimi në Real Madrid për të paktën edhe një sezon është prioriteti i tij kryesor.
Ai shpreson të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin deri në qershor 2026.
/GazetaBlic Sport