Sporti

Modric: Duhet të mposhtim Skocinë për t’u kualifikuar

06/18/2021 23:52
nga:E K

Kapiteni i Kroacisë, Luka Modric, ka folur për UEFA-n pas barazimit zhgënjyes 1:1 kundër Republikës së Çekisë.

“Kemi një shije të hidhur  pas kësaj ndeshje, sepse nuk kemi fituar”, ka thënë ylli i Real Madrid.

“Kemi qenë shumë të ç’organizuar, por jemi përmirësuar në pjesën e dytë”, vazhdoi ai.

“Morëm barazim por mund të kishim bërë më shumë. Tani duhet të mundim Skocinë për t’u kualifikuar”, përfundoi mesfushori kroat.