Luka Modric ka thënë se shpreson të luajë edhe për disa vite për Real Madridin, ku synon të përfundojë karrierën e tij si lojtar.
“Shpresoj të pensionohem në Real Madrid. Reali është shtëpia ime, ndihem shumë i lumtur në klub, në qytet dhe ndihem shumë i dashur për njerëzit,” tha Modric në Madrid, ku gazeta sportive spanjolle Marca dha çmimin e tyre të quajtur Legjenda.
“Edhe familja ime është shumë e lumtur, ndaj pres të vazhdoj këtu edhe për një vit. Shpresoj ta mbyll karrierën time te Real Madrid”, shtoi ai.
Real Madrid ka fituar kampionatin dhe Superkupën e Spanjës këtë sezon dhe do të luajë finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit pas 10 ditëve.
/GazetaBlic Sport