Luka Modriç u bë golashënuesi më i vjetër në kualifikueset e Kupës së Botës në Evropë.
Kapiteni i Kroacisë shënoi nga penalltia në fitoren 5-1 ndaj Republikës Çeke të mërkurën, transmeton GazetaBlic Sport.
Në moshën 39 vjeç e 9 muaj, ai u bë lojtari më i vjetër për një ekip kombëtar evropian që shënon gol në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës.
Rekordi i mëparshëm i përkiste sulmuesit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Edin Dzeko, i cili shënoi një gol në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës vetëm pak ditë më parë në moshën 39 vjeç e 2 muaj.
/GazetaBlic Sport/