Sporti

Modric: Ajo që ka bërë Kroacia në dy Botërorët e fundit është më e madhe se fitimi i Euros

12/25/2022 09:03
nga:E K

Luka Modric ka folur në lidhje me kombëtaren kroate.

Kroacia në dy Botërorët e fundit ka qenë një skuadër fenomenale.

Në Rusia 2018 ata arritën të shpallen nënkampion, ndërsa në Katar 2022 kanë zënë vendin e tretë.

Për shumëkënd Kroacia ishte ‘kafshatë e lehtë’ por se nuk ishin të tillë e dëshmuan në dy Kampionate Botërore.

Se kanë qenë në formë të lartë e pranon edhe magjiku Luka Modric, duke thënë që kanë bërë më shumë se fitimi i Euros.

”Për mua, ajo që ka bërë Kroacia në 2 Botërorët e fundit është më e madhe se fitimi i Euro. Si duhet ta konsiderojmë si një trofe të madh kur skuadra e tretë në grup kalon dhe FITUESI nuk kualifikohet as në Kupën e Botës?”, tha ai për ‘CroTV’.