Lajme

Moderatori i njohur poston njoftim emocional për 28 vjeçaren shtatzënë që vdiq nga Covid 19

09/05/2021 14:56
nga:Gazeta Blic

Një ditë më parë ndërroi jetë si pasojë e Covid-19 grimierja e njohur shqiptare e Kosovës, Liberta Selaci. Lajmin e trishtë e dhanë familjarët e saj, të cilët shkruanin se bashkë me të ka ndërruar jetë edhe foshnja.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, pasi e ndjera ishte kushërira e tij.

Covid i mori jetën 28-vjeçares dhe foshnjës së saj,
“Pastë dritë shpirti i saj. Vajza e dajës iku në amshim”, shkruan Hamiti në një postim në “Facebook”, duke postuar edhe foton e 28-vjeçares.

Ndërsa në një postim në “Instastory”, moderatori i njohur shkruan: “Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet e juaja. Ditë e rëndë për familjen Selaci dhe për gjithë ne!”.