Cool

Modelet që pozuan të zhveshura nuk kanë të drejtë të vizitojnë Emiratet e Bashkuara Arabe për pesë vjet

04/26/2021 13:42
nga:G C

Amerikani i cili gjendet në paraburgim për një fotografi “momenti” të grave ukrainase të zhveshura në një ballkon në Dubai, ka pretenduar se fotografia ishte “art”, dhe mohon se iu kishte thënë “mikeshave të tij” t’i heqin rroba e tyre.

Sipas DailyMail, Vitaliy Grechin, 41-vjeçar, mbetet i burgosur në Dubai, ku ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndërkohë gratë në fotografi, nga Ukraina, janë liruar të gjitha nga ‘burgu’ dhe janë deportuar dhe nuk kanë të drejt të vizitojnë Emiratet e Bashkuara Arabe për pesë vjet.

Në intervistën e tij të parë nga një objekt i paraburgimit të coronavirusit në Dubai, Grechin kërkoi falje për ‘gabimin’ e tij, dhe mohoi çdo qëllim që do të shkaktonte fyerje.

Ai pretendoi se fotografia, e cila reflektoi me modelet ukrainase që pozonin të zhveshura para rrokaqiejve të Dubait, ishte ‘art’, dhe në çdo vend tjetër fotografia do të konsiderohej si ‘normale’.