Sporti

Mobilizohet kryeqyteti, interesim i madh për ndeshjen Prishtina – Ballkani

09/02/2022 16:34
nga:Mergim Rreci

Të dielën, FC Prishtina përballet me FC Ballkanin në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet me fillim nga ora 20:00.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante mes dy skuadrave të mëdha të Superligës, shkruan GazetaBlic Sport.

FC Prishtina ka njoftuar se biletat për tifo-grupin ‘Plisat’ do të jenë falas, të cilët do të vendosen në Jug, por që falas biletat do të jenë edhe për tribunat në Veri.

Çmimi i biletave për Lindje është 1 euro, kurse në Perëndim 2 euro,  me interesimin që duket të jetë jashtëzakonisht i madh në kryeqytet për këtë takim.

Një numër i madh i biletave janë shitur deri më tash, por pritet që të ketë shitje edhe më të madhe deri pak para fillimit të takimit.

Kompania ‘Lidra’ po bën shitjen e biletave tek sheshi ‘Zahir Pajazit’ si dhe tek stadiumi ‘Fadil Vokrri’.

/GazetaBlic Sport/