Lajme

Mobilizimi nis në Hagë, qytetarët mblidhen para Speciales – pamje nga vendi i ngjarjes

09/16/2026 08:08
nga:L J

Qytetarë të shumtë kanë nisur të mblidhen para selisë së Hagës, ku sot pritet të shpallet vendimi për katër ish-krerët e UÇK-së.

Në pritje të verdiktit të Dhomave të Specializuara, shqiptarë të shumtë janë mbledhur në këtë zonë, teksa pritet vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.