Pas paraqitjes së dobët të Rafael Leao kundër Torinos, Stefano Pioli llogarit një paraqitje të mirë të sulmuesit portugez kundër Salzburgut, në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Champions League.
“Rafael Leao është një lojtar i madh dhe nuk kam dyshim se ai do të jetë në formë të mirë nesër (e mërkurë). Ai ia doli mirë në stërvitje, duke buzëqeshur dhe i fokusuar në punën e tij. Kemi analizuar ndeshjen kundër Torinos dhe nëse kundërshtarët presin të gjejnë sërish Milanin e saj ndeshje, do të zhgënjehen. Nuk kam nevojë të motivoj lojtarët e mi, ata e dinë rëndësinë e lojës”, tha trajneri italian në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.
Në seancën e fundit stërvitore për t’u përgatitur për përballjen me Salzburgun, mbrojtësi i krahut Sergino Dest nuk doli në fushë dhe është në dyshim për pritjen e austriakëve. Milanit i duhet një barazim vetëm për të kaluar.

/GazetaBlic Sport/


