Lajme

Sveçla: Tre vjet nga sulmi në Banjskë, drejtësia për Afrim Bunjakun mbetet e paplotë

09/24/2026 09:36
nga:Genita C

Xhelal Sveçla, ka kujtuar sot rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e sulmit në Banjskë, ku ai u vra në krye të detyrës, raporton GazetaBlic.

Sveçla ka theksuar se sakrifica e Bunjakut dhe reagimi i Policisë së Kosovës mbrojtën qytetarët dhe rendin kushtetues, ndërsa ka kërkuar që autorët e sulmit të përballen me drejtësinë, duke përmendur edhe Milan Radoiçiqin.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar këtë vit tre të akuzuar për rastin e Banjskës, ndërsa shumica e të akuzuarve, përfshirë Radoiçiqin, vazhdojnë të jenë në Serbi.