Lajme

Ministria e Jashtme e Serbisë, urim për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

11/28/2022 15:40
nga:Genita C

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka uruar përmes një postimi në rrjete sociale ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

“I dërgojmë urimet tona Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe popullit të Shqipërisë, me rastin e festës së Pavarësisë, duke i uruar shëndet, begati dhe paqe”, thuhet në njoftimin në Twitter.